Ditën e sotme, Zyra Qëndrore e Interpol Tiranës ka ekstraduar nga Roma për në Tiranë dy shtetas të shumë kërkuar. Kështu, është ekstraduar shtetasi Bedri Sula, lindur në Shkozet të Durrësit. Ekstradimi i tij është bërë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të vrasjes me dashje në bashkëpunim. Gjithashtu, është bërë ekstradimi i shtetasit Klajdi Hasani, lindur në Rrogozhine. Ekstradimi i tij është bërë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, ka vendosur masen e sigurise arrest me burg, për kryerjen e veprës penale të vrasjes ne rrethana cilesuese e mbetur ne tentativë.