Ekuadori deboi nje diplomat amerikan, me pretendimin se ai ishte bere shkak per nderprerjen e nje pakete ndihme per policine, pasi nuk u lejua te ndikoje ne emerimin e nje zyrtari te larte te policise anti-droge.

Vendimi per debim u miratua nga presidenti ekuadorian, Rafael Korea, i cili edhe ne te kaluaren eshte perplasur disa here me Uashingtonin.

“Diplomati Armando Astorga ishte nje budalla dhe e ka trajtuar Ekuadorin si koloni te Shteteve te Bashkuara”, ka deklaruar presidenti Korea.