Ekuadori i ka ofruar strehim personit me te perfolur te momentit ne gjithe boten Julian Assange.

Ministri i Jashtem i vendit amerikano-latin eshte shprehur i gatshem ti ofroje themeluesit te Wikileaks strehim ne Ekuador pas asnje lloj kushti dhe problemi.

Ne jemi te gatshem ti ofrojme atij strehim ne Ekuador pa asnje kusht dhe pa kurrefare problemi ka deklaruar ministri Kinto Lukas.

Ministri ekuadorin vleresoi punen e gazetarit australian i cili sipas tij hodhi drite ne skutat me te errta te informacionit.

Ekuadori futet ne grupin e te pakta vendeve qe nuk kane marreveshje ekstradimi me Shtetet e Bashkuara.

Oferta e Ekuadorit vjen ne nje moment kur Assange eshte personi me i kerkuar nga autoritetet amerikane. Gazetari australian edhe konferencen e fundit per shtyp ne Jordani e mbajti me ane te nje video-filmimi ku nenvizonte pamundesine e tij per te dale ne publik per shkak te CIA-s.