Anilejda Shembitraku -Hyrja ne fuqi e percaktimeve te reja te bera ne ligjin e arsimit te larte do te shoqerohet edhe me ndryshimin e organizimit te cikleve te studimit te cilat do te mbeshteten ne Bachelor Master shkencor apo profesional si dhe cikli i studimeve te doktoratures. Pas debateve te bera ne radhet e strukturave akademike si dhe nga vete studentet e interesuar eshte miratuar qe diplomat e leshuara me sistemin e vjeter te njihen per efekt te vijimit te studimeve master apo doktorature ne pershtatje me ndryshimet e bera ne ligjin e arsimit te larte.



Barazimi

Konkretisht diploma e vjeter 4 dhe 5-vjecare do te jete e barazvlefshme me Master Shkencor cka e lejon individin te vijoje me tej per studimet profesionale apo ato te doktoratures. Nderkohe qe masterat e nivelit te dyte qe jane zhvilluar per here te pare gjate vitit te shkuar akademik do te ekuivalentohen ne kredite te cilat do te lejojne vijimin e studimeve te doktoratures. Ne kete menyre nje vit studime i masterit te nivelit te dyte do te konvertohet ne 60 kredite. Keto te fundit te mbledhura me kreditet e studimeve katervjecare do te mund te percaktojne nese ky kandidat permbledh totalin e duhur te krediteve per te vijuar studimet e doktoratures per te cilen kerkohen 300 kredite.



Kriteret

Institucionet e arsimit te larte kane te drejte te vendosin kritere se si do te procedohet per kandidatet qe nuk kane totalin e duhur te krediteve per kete cikel studimesh. Ligji gjithashtu percakton qe kohezgjatja e masterit profesional do te jete 1.5 vjet teksa i siguron kandidatit 60-90 kredite qe jane te vlefshme per vijimin e studimeve master. Ndersa per masterin shkencor kohezgjatja do te jete 2 vjet nepermjet te cileve sigurohen ne total 120 kredite. Burime prane rektoratit te universitetit te Tiranes deklarojne per gazeten Albania se te gjitha procedurat e ekujvalentimit jane te percaktuara ne ligjin per arsimin e larte.



Ekuivalentimet

1- Diplomat sipas ligjit te ri te Arsimit te Larte

2- Diplome e vjeter 3-vjecare DNP = Bachelor BA

3- Diplome e vjeter 5-vjecare DND = Master Shkencor MSH

4- Diplome e Nivelit te Dyte DND = Master Shkencor MSH

5- Master i Nivelit te Pare MNP-M1 = Master Profesional MP

6- Master i Nivelit te Dyte MND-M2 = Vitin e pare i doktoratures

Shkolla pasuniversitare SHPU= Vitin e pare te doktoratures

Doktoratura DR= Doktoratura DR

7- Programet e studimeve te ciklit te dyte realizohen me 120 kredite ku perfshihen 30-40 kredite per projektin kerkimor dhe tezen dhe kohezgjatja normale e tyre eshte 2 vite akademike

8- Studentet e ketij programi studimi duhet te japin ne perfundim edhe provimin e gjuhes angleze mbi bazen e testeve te njohura nderkombetare

9- Ne perfundim te programeve te studimeve te ciklit te dyte leshohet diplome universitare Master i shkencave ose Master i arteve te bukura ne fushen e arsimimit te kryer.



Programet e integruara te studimeve

a Institucionet e arsimit te larte ne fushat e mjekesise te stomatologjise te farmacise te veterinarise e te arkitektures ofrojne programe te integruara te studimeve te ciklit te pare dhe te dyte se bashku

b Programet e integruara te studimeve te ciklit te dyte realizohen me jo me pak se 300 kredite dhe kohezgjatja normale e tyre eshte jo me pak se 5 vite akademike

c Studentet e ketij programi studimi duhet te japin ne perfundim edhe provimin e gjuhes angleze mbi bazen e testeve te njohura nderkombetare

c Ne perfundim te programeve te integruara te studimeve leshohet diplome universitare Master i shkencave ose Master i arteve te bukura ne fushen e arsimimit te kryer.







22 Tetor 2010