Transmetuar më 06.02.2015 - 17:08







Këngëtarja e serenatave korçare, Eli Fara është larguar për pak ditë nga kryeqyteti dhe aktivitetet artistike, për të bërë blerjen e stinës në Bruksel. Ajo shfaqet plot entuziazëm me një dyzinë çantash nëpër duar, duke ecur në rrugët e kryeqytetit të Belgjikës.



Artistja ka gjetur kohë edhe të shëtisë nëpër qytet, ku çdo moment ka arritur ta fiksojë në celuloid. Por ajo që bie në sy është fakti se gjatë gjithë kohës shfaqet e vetme, pa treguar se me kë ka udhëtuar deri në Bruksel për të bërë blerjet e radhës, pa zbuluar se cili është personi që e shoqëron i cili realisht ka shkrepur edhe fotot.



Një nga markat e preferuara të Eli Farës është Krizia, brandi i njohur italian, i cili dallon për stilin unik./o.k/noa.al/


Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT (1/6)
Pas





Para
SHIKONI TË GJITHA FOTOT
Pas



PUBLICITET





lang: en_US