MOSKE- Këngëtari i njohur britanik, Elton John, ia ka dedikuar koncertin e tij në Moskë, 23-vjeçarit Vladislav Tornovoi, i cili u rrah për vdekje në muajin maj në Volgograd të Rusisë, për shkak se ishte homoseksual.
Elton John i tha fansave të mbledhur në koncertin e tij në Moskë, se disa nga miqtë e tij kishin tentuar ta bindnin që të mos zhvillonte koncert në Rusi, por ai vendosi që të paraqitej në Moskë, pasi njerëzit ishin në pritje të këngëve të tij.
Këngëtari britanik po ashtu, i bëri thirrje publikut që t’i shmanget diskriminimit.
(er.nu/BalkanWeb)