OHER- Memorandum per mirëkuptim dhe bashkëpunim shkencor midis Shqiperise dhe Maqedonise dhe diskutim per Enciklopedine Maqedonase qe ngjalli aq shume debate e reagime. Takimi do te mbahet sot ne Ohër, ku do te mbërrijë një delegacioni i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHASH) të udhëhequr nga kryetari, Gudar Beqiraj.


Delegacioni do të pritet nga kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), Georgi Stardelov.


Në qendër të këtij takimi do të jetë edhe Enciklopedia Maqedonase, e cila kohë më parë ka nxitur reagime dhe debate në qarqet shkencore shqiptare. Po ashtu do të diskutohet edhe lidhur me përgaditjen e Enciklopedisë së përpunuar, ku sipas disa spekulimeve mediave u theksua se akademikët nga Shqipëria do të përfshihen në ekipet për përpunimin dhe hartimin e  Enciklopedisë së re.


Gudar Beqiri, kreu i ASHA kohë më parë sipas një korrespodence me stujdues shqiptarë nga Maqedonia, ka hedhur poshtë këtë mundësi të përfshirjes së akademikëve të Tiranës.


Në delegacionin e ASHA marrin pjesë edhe akademiku Emin Riza si dhe sekretari i përgjithshëm i Akademisë, Salvator Bushati. Takimet do të zhvillohen në shtëpinë e njohur Uranija në Ohër. (INA)