Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë në seancën e sotme mori vendim për zgjedhjen e redaksisë së re për korrigjimin e enciklopedisë, në të cilën do të marrin pjesë edhe përfaqësues të etnive dhe komuniteteve tjera jo maqedonase. Gjithashtu Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë theksoi se redaksia e re duhet në formohet në përputhje me statusin dhe aktet tjera juridike të Akademisë, me një afat prej një muaji. Gjithashtu në mbledhje u vendos që me formimin e redaksisë së re formohen do të edhe ekipe të reja të redaksisë duke shtuar se në hartimin e teksteve të reja duhet të përfshihen ekspertë për çështjet të cilat janë kontestuese dhe duhet të ndryshohen në enciklopedi.

Tërheqja e eniciklopedisë maqedonase nga qarkullimi dhe korigjimi i saj u bë pas reagimeve të shpeshta të akademikëve shqiptarë dhe institucioneve ndërkombëtare në Maqedoni.