E bukur dhe mjaft e kërkuar. Po punon për të realizuar këngën më të re. Premton për befasi dhe është në përgatitje të albumit të ri gjatë verës. Nuk merret vetëm me këngën sepse ia ka ënda edhe të lexojë. Për Express flet Zanfina Ismaili.


Nga Mehdi Abdullahu më 22 qershor 2011 në ora 12:26

Ashtu sikurse këngëtarët e tjerë, edhe Zanfina do të krijojë një hit gjatë kësaj vere. Thotë se edhe pse ka pasur oferta për bashkëpunime, nuk e ka bërë këtë. Është e angazhuar shumë nëpër koncerte në Kosovë dhe jashtë saj. Në një intervistë të shkurtë për Express ajo u premton fansave befasi të këndshme.




Express: Çfarë është duke bërë Zanfina Ismaili aktualisht?

Zanfina: Aktualisht jam e angazhuar në koncerte nëpër Kosovë, si dhe duke punuar ende në këngën e re. Gjithashtu jam duke dhënë shumë intervista në Shqipëri, Maqedoni etj




Express: A keni ndonjë projekt, këngë, videoklip?

Zanfina: Projekti i radhës është ende duke u punuar, sepse kënga është në fazën e finalizimit. Pas saj vjen në radhë klipi tamam për sezonin e verës.




Express: Kur pritet të dali?

Zanfina: Nuk do të dija ta thosha me saktësi sepse gjithmonë del ndonjë problem teknik apo ndonjë vonesë e papritur dhe do të ishte e pajustifikueshme nga ana ime nëse do të jepja ndonjë datë konkrete dhe të mos jetë e saktë.




Express: Keni planifikuar ndonjë bashkëpunim – duet me dikë?

Zanfina: Oferta ka pasur, edhe plane, por ja që deri më tani asnjëra nuk u përfundua. Unë jam e gatshme për bashkëpunime, përderisa ato janë produktive. Jam ndër të paktat këngëtare e cila në këtë aspekt nuk jam konsumuar.




Express: Është koha kur planifikojmë pushimet, ku do i kaloni ju dhe me kë sivjet pushimet?

Zanfina: Nuk e di ende, por besoj që me familjen time.




Express: Ku do ju shohin gjatë verës fansat duke kënduar ( pishina, lokale, apo në ndonjë vend tjetër)?

Zanfina: Nëpër diskoteka dhe pishina siç organizohen verës çdo vit nëpër Kosovë.




Express: Cili është libri që jeni duke lexuar( apo cilin e keni lexuar të fundit) ?

Zanfina: Libri i cili jam duke lexuar është nga Alfred Adler (libër psikologjik) dhe quhet “Njohja e njeriut “, apo titull origjinal Menschenkenntnis.