Prokuroria mbyll hetimin per nente te akuzuar si pjesetare te nje grupi italo- shqiptar qe dergonte heroine ne Itali





Ne Itali jane arrestuar 9 persona ndersa pjesa tjeter ne Shqiperi. Trafiku drejtohej me telefon nga burgu





TIRAN- Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet mbyll hetimet dhe dergon ne gjyq nente te pandehurit e drejtuar nga Endrit Dokle i cili nga qelia e paraburgimit 302 organizoi dhe trafikoi me ndihmen e korriereve te huaj rreth 50 kg heroine.





Sasi kjo e siguruar ne Maqedoni nga ku sillej ne Shqiperi kalonte ne Kosove me pas ne Serbi Bosnje dhe perfundonte ne rruget e Italise me ane te shitesve.





Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes ku mesohet se prokuroreve te ceshtjes Anton Martinit dhe Besnik Mucit iu deshen gati gjashte muaj kohe qe nga dita e arrestimit te shtate nga nente te pandehurit per te zbardhur episodet e trafikut te droges.





Sipas kerkeses per gjykim qe Shekulli ka siguruar nje kopje mesohet se drejtues te ketij rrjeti te trafikut te droges eshte nder te tjeret edhe i pandehuri Endrit Dokle i cili edhe pse i izoluar ne paraburgimin Mine Peza pasi po gjykohet per nje sere vrasjesh ne kuader te bandes se Durresit ka drejtuar trafikun e droges me telefon.





Si bashkepunetor te ngushte te tij sipas akuzes jane te pandehurit Isuf Bunaj Izet Krasniqi dhe nje shtetas boshnjak ende ne hetim.





Menjehere pas vrasjes se shtetasit Arjan Saliu vellai i Klodian Saliut dhe plagosjes se nje shtetasi tjeter prokuroria e Durresit ka nisur hetimet konkretisht me regjistrimin e procedimit penal me nr.1401 te 1 shtatorit 2008 ndaj te dyshuarve Isuf Bunaj Endrit Dokle Jorid Xhunga etj. Gjate pergjimeve te telefonave celulare ka rezultuar se te pandehurit kryenin trafik droge.





Dosja i eshte deleguar per kompetence Prokurorise per Krime te Renda e cila ka nisur hetimet ndaj ketyre te pandehurve ku eshte provuar se gjate harkut kohor gusht 2008 prill 2009 te pandehurit ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe role te ndryshme ne kuader te organizates kriminale kane derguar ne Itali rreth 50 kg heroine ne tre episode-thuhet ne dosjen e dorezuar ne gjyq ndaj te arrestuarve te operacionit te policise te koduar me emrin Ura.





Sipas dosjes mesohet se ne gusht te 2008 te pandehurit Bunaj Vata kane siguruar 20 kg heroine te cilet me porosi te Dokles dhe Xhunges e kane nisur per ne Itali me ane te dy korriereve italiane qe ishin ngarkuar ne Bosnje. Droga eshte pritur nga tre shqiptaret e arrestuar me 12 shtator 2008 ne Itali Ervin Bakri Flameng Kertusha dhe Fisnik Mece te cilit kishin per detyra te shisnin.





Ne momentin e arrestimit ne makinen me te cilen po udhetonin te tipit Golf me targa CP264HP iu gjeten dhe sekuestruan 13.760 kg heroine dhe 4000 euro. Me pas ne muajn dhjetor 2008 te pandehurit kane organizuar dergimin ne Itali te 20 kg heroine e cila eshte siguruar nga Bunaj dhe Vata te cilen ne Itali do ta shiste shtetasi i arrestuar Elis Deda person ky i besuar i te pandehurit Edmond Taullai.





Kjo sasi droge sipas akuzes eshte derguar nga i pandehuri Krasniqi. Me pas pas sekuestrimit te asaj sasi droge te pandehurit ne muajt janar-shkurt 2009 nisin drejt Italise sasine prej 8.5 kg heroine nepermjet nje shtetasi italian Giuseppe Bottone qe do tia dorezonte ne Itali shtetasi Bledar Prendi.





Kjo sasi eshte sekuestruar dhe me pas te pandehurit ne mars 2009 kane nisur edhe nje sasi prej 5 kg heroine qe do shitej nga e pandehura Eglantina Lulo Biba e cila pasi e ka vleresuar si cilesi e dobet e ka kthyer mbrapsht per tek shtetasi Elis Deda qe me pas bashke me shtetaset Eleonora Billeci dhe Fatmir Pjetri eshte arrestuar duke iu sekuestruar edhe droga.





Pritet qe kjo dosje te hidhet ne short dhe te caktohet peseshja gjykuese qe do ta gjykoje ceshtjen penale me nente te pandehur mes tyre dy te shpallur ne kerkim nderkombetar.



ARRESTUAR N ITALI





Ervin Bakri

Flameng Kertusha

Fisnik Mece

Elis Deda

Eleonora Billeci

Fatmir Pjetri

Xhuzepe Botone

Mikele Greko





Te akuzuarit ne Shqiperi





Isuf Bunaj i arrestuar akuzohet per Trafikim te narkotikeve ne bashkepunim ne dy raste Grup i strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal





Endrit Dokle i arrestuar akuzohet per Trafikim te narkotikeve ne bashkepunim ne dy raste Grup i strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal





Shefqet Vata i arrestuar akuzohet per Trafikim te narkotikeve ne bashkepunim ne dy raste Grup i strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.





Izet Krasniqi ne kerkim akuzohet per Trafikim te narkotike ne bashkepunim ne dy raste Grup i strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal





Jorid Xhunga i arrestuar akuzohet per Trafikim te narkotike ne bashkepunim ne dy raste Grup i strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal





Edmond Taullai i arrestuar akuzohet Trafikim te narkotikeve ne bashkepunim.

Blendi Bledar Prendi ne kerkim akuzohet per Trafikim te narkotikeve ne bashkepunim.

Vito Vehap Biba i arrestuar akuzohet per Prodhim dhe shitje te narkotikeve ne bashkepunim.





Eglantina Biba Lulo e ndaluar per te dale jashte shtetit akuzohet per Prodhim dhe shitje te narkotikeve ne bashkepunim.