Dosja

Operacioni URA zenkat zbuluan 8 te pandehurit

Megjithese i arrestuar Endrit Dokle nje nga kreret e organizates kriminale te qytetit te Durresit ka arritur te trafikoje dhe shperndaje lende narkotike. Nga qelia e paraburgimit 313 dhe nga Burgu 325 Dokle ka arritur te gjeje lenden narkotike dhe personat e duhur qe ta transferonin jashte vendit ne nje treg me te madh. Prokuroret Anton Martini dhe Besnik Muci kane perfunduar hetimet per procedimin penal me numer 84 te vitit 2008 ndaj tete te pandehurve te cilet u arrestuan gjate operacionit te koduar URA. Nga hetimet ka rezultuar se lenda narkotike financohej per tu blere nga te pandehurit Isuf Bunaj e Shefqet Vata dhe dergohej ne Itali si treg me i mire e me i madh per tu shperndare nga i pandehuri Izet Krasniqi dhe ne Itali shperndarjen e kryenin shtetas te ndryshem sipas rastit ku kontribut kryesor per gjetjen e tyre kane te pandehurit Endrit Dokle Jorid Xhunga e Edmond Taullaj.


Dosja

Sipas kerkeses per gjykim hetimet per kete procedim penal kane filluar me date 9 tetor 2008 nen akuzen e trafikimit te narkotikeve. Materialet jane referuar nga Prokuroria e Durresit e cila me date 1 shtator 2008 ka regjistruar procedimin penal Nr. 1238 lidhur me veprat penale te vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese ku ka mbetur i vrare shtetasi Arjan Saliu vellai i shtetasit te vrare Klodjan Saliu i hetuar dhe denuar ne Itali per trafikim te narkotikeve dhe plagosur shtetasi Denis Hoxha. Ne interes te hetimit te ketij procedimi Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Durres kishte autorizuar kryesisht si dhe marre autorizime ne gjykate lidhur me pergjimin e bisedave telefonike per disa numra telefoni celulare ne perdorim te te pandehurve Isuf Bunaj Endrit Dokle Jorid Xhunga etj. Nga transkriptimi i ketyre bisedave ishin krijuar dyshime se keta shtetas ne bashkepunim me shtetas te tjere si ne Durres e me gjere merreshin me aktivitet te kunderligjshem ne drejtim te trafikut te narkotikeve thuhet ne kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda.


Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ne harkun kohor gusht 2008-prill 2009 te pandehurit Isuf Bunaj Shefqet Vata Endrit Dokle e Izet Krasniqi kane krijuar nje grup te strukturuar kriminal ne perberje te te cilit ishte dhe i pandehuri Jorid Xhunga me qellim trafikimin e lendeve narkotike per ne drejtim te Italise. Nepermjet veprimeve eshte konfiguruar struktura e grupit te strukturuar kriminal ku pjesemarrja e te pandehurve te mesiperm per periudhen ne fjale ka qene e qendrueshme dhe kontributi i tyre ne kryerjen e trafikimit te lendeve narkotike ka qene konkret deklaron akuza. Keta te pandehur per arritjen e qellimit te tyre kriminal ne menyre te vazhdueshme kane bashkepunuar me shtetas te ndryshem per episode te ndara.


Episodet

Dosja e prokurorise percakton se ne muajt gusht-shtator 2008 kane bashkepunuar me shtetasit shqiptare Ervin Bakri Flameng Kertusha dhe Fisnik Mece te cilet me date 12.09.2008 jane arrestuar nga personeli i kompanise Carabinieri ne Chieti Itali pasi ne automjetin e tyre tip Volkswagen Golf me targa CP264HP jane gjetur dhe sekuestruar 13.760 kg heroine 4000 euro si dhe disa sende te tjera. Ne muajin dhjetor 2008 jane angazhuar duke bashkepunuar me shtetasin Elis Deda. I pandehuri Edmond Taullaj ka ndermjetesuar shokun e tij Elis Deda qe banon ne Itali me pjesetaret e grupit te strukturuar kriminal Isuf Bunaj Shefqet Vata e Jorid Xhunga me qellim qe Elisi te priste nje ngarkese prej 20 kg lende narkotike ne Itali dhe pastaj shperndarjen e saj ne territorin italian. Ne muajt janar-shkurt 2009 pjesetaret e grupit kane angazhuar duke bashkepunuar me te pandehurin Bledar Prendi i cili nepermjet shtetasit italian Giuseppe Bottone ka marre nga shtetasi Elis afersisht 8.5 kg lende narkotike. Sipas dosjes se prokurorise me date 3 shkurt 2009 shtetasi italian Giuseppe Bottone eshte arrestuar ne Milano dhe i eshte sekuestruar sasia prej 8.340 kg heroine. Ne muajt janar-shkurt-mars 2009 pjesetaret e grupit nisur nga kontradiktat me shtetasin Elis Deda lidhur me shperndarjen e lendes narkotike bashkepunojne me te pandehurit Vito Biba e Eglantina Biba te cilet jane bashkeshorte. Me date 7 prill 2009 shtetasit Elis Deda se bashku me shtetasit Eleonora Billeci e Fatmir Pjetri jane arrestuar ne Milano dhe u jane sekuestruar 6.250 kg lende narkotike te llojit heroine pjese nga sasia prej 20 kg lende narkotike te derguar ne Itali per Elisin nga grupi i strukturuar kriminal.