Qytetaret shqiptaret duket do te perballen me nje rritje te pashmangshme te cmimit te energjise, e cila kete here, ndryshe nga vitet e tjera nuk po kundershtohet me as nga vete qeveria.

“Cmimi qe KESH-i i shet OSSH-se energjine eshte 2.2 leke per kilovat. Nuk ka kompani ne bote qe e shet energjine me kete cmim”, tha Prifti.

Rritje te cmimit kane kerkuar te tre kompanite energjetike te sistemit, ato shteterore KESH dhe OST, si dhe kompania private OSSH, qe tashme zoterohet nga ceket.

Vetem nga kerkesa e KESH-it, e cila mbeshtet edhe nga qeveria, cmimi mesatar i energjise do te rritej me mbi 10 perqind.

Por nese kesaj do t’i shtohen edhe kerkesa e OST dhe rritja e forte prej 23 perqind qe ka kerkuar OSSH, atehere cmimi i energjise kete vit mund te kete rritjen me te larte historike.

Ministri Prifti thote se qeveria ka parashikuar ne buxhet 2 miliarde leke per te mbrojtur shtresat ne nevoje nga kjo rritje.