Ankara - Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se njerëzimi po vdes në Gaza së bashku me civilë dhe fëmijë. Shefi i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit në Turqi (AKP) dhe njëkohësisht kryeministër i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha të martën se njerëzimi po vdes në Gaza, së bashku me civil e fëmijë.



Për ata, që reagimin e tij për masakrën e Izraelit kundër Gaza-së, e quajtën "të ashpër", Erdogan tha: "Fjalët e mia nuk mund të jenë aq të ashpra sa edhe fosfori i bardhë i Izraelit që bie mbi Gaza. Unë jam njeri, jam baba, gjithashtu.".



Në bazë të Konventës së Xhenevës, fosfori i bardhë është i ndaluar si armë lufte në zonat e populluara me civil.



Human Rights Watch të shtunën e kaluar ftuan Izraelin për ndalimin e përdorimit të fosforit të bardhë gjatë ofensivës së saj në Rripin e Gaza-së.



Duke i folur grupit tij partiak në Parlamentin Turk, Erdogan tha se ata që heshtin për sulmet ndaj Gazas do të shfaqin përgjegjësinë e pavëmendshme historike se pse ata janë të heshtur. "Unë dua të theksoj që komuniteti ndërkombëtar ka reaguar shumë vonë për sulmet në Gaza", shtoi Erdogan.



"Ndërgjegjja njerëzore ka pësuar lëndim të thellë nga shkaku i sulmeve në Gaza. Ajo çka po ndodh në Gaza është përtej limiteve të diplomacisë . Të heshturit dhe të mosveprimi është të jesh partner i asaj që ndodh në Gaza. Izraeli dhe të gjithë ata që heshtin, janë përgjegjës për të gjitha ato viktima të pafajshme në Gaza ", tha Erdogan.



Erdogan tha se disa media po emetonin lajme false rreth ofensivës së Izraelit në Gaza. "Janë dëgjuar shfajësime për vrasje masive të fëmijëve në shkolla, spitale dhe xhami, posaçërisht nga media me prapavijë çifute," tha Erdogan



"Tregimet e lajmeve thonë se terroristët janë fshehur pas fëmijëve ose (duke përshkruar bombardimet) si gabime teknike ose aksidente, me qëllim të relaksimit të opinionit botëror," tha ai.



Erdogan në fjalimin e tij, potencoi se incidentet në Gaza do të shoqërohen me ngritje të tensionit regjional. "Incidentet në Gaza do të fusin Lindjen e Mesme në një qark të frikës dhe zjarrit", shtoi Erdogan.



Ushtria Izraelite kishte mohuar përdorimin e fosforit të bardhë më herët gjatë ofensivës 15 ditore, po ashtu ajo pohon se çdo municion luftarak që përdoret përdorët sipas ligjit ndërkombëtar të përdorimit.



Izraeli ka pranuar se më 2006 ka përdorur predha fosfori gjatë luftës me Hezbollahun në Liban. Ushtria Amerikane po ashtu ka përdorur armë fosforike gjatë rrethimit të qytetit Irakian Falluxha, më 2004.