Turkey's President Abdullah Gul and Prime Minister Tayyip Erdogan leaves Erdogan's office after a meeting in AnkaraKryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka kërcënuar hapur se do të ndalojë YouTube dhe Facebook pas zgjedhjeve vendore të 30 marsit.


Kryeministri i pagabueshëm është tërbuar pas publikimit të disa përgjimeve në YouTube.


Fillimisht u publikua një telefonatë mes tij dhe djalit, Bilal, ku i kërkon që të fshehë në një vend të sigurt milionat e dollarëve që kanë në shtëpi.


Më pas, në një telefonatë tjetër, ai tenton që pengojë një kompani që të fitojë kontratën për ndërtimin e gjashtë fregatave, vetëm pse ata janë kritikë ndaj qeverisë.


Ose në një rast ai i telefonon ministrit të Drejtësisë dhe i kërkon të dënohet më shumë një sipërmarrës i mediave kritike me qeverinë.


Vetë Erdogan i ka quajtur këto montazhe të pamoralshme.


Të paktën kështu ka thënë për telefonatën e parë, kurse për dy të tjerat ka deklaruar se ka vepruar kështu për të mbrojtur shtetin.


Por përveç shumë qytetarëve, edhe presidenti Abdullah Gyl është kundër një propozimi të tillë.


Një bllokim i këtyre rrjeteve as që nuk shtrohet për debat, tha ai për reporterët.