Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan do të kandidojë për postin e presidentit, në zgjedhjet e  muajit gusht. Zëvendëskryetari i partisë AK, Mehmet Ali Sahin njoftoi kandidaturën e Erdogan për postin e presidentit.
Erdogan është jashtëzakonisht popullor pavarësisht nga një skandal korrpsioni që goditi qeverinë e tij dhe pritet sipas analistëve ta fitojë këtë garë. Duke vepruar kështu, ai do të vulosë pushtetin e tij ekzekutiv pas 11 vitesh si kryeministër.
 
Në muajin  prill, presidenti Abdullah Gul përjashtoi një shkëmbim të vendeve të punës me Erdoganin

Partia e kryeministrit turk ka fituar gjashtë herë radhazi zgjedhjet, në nivel kombëtar dhe lokal, e ndërsa ka një bazë solide të mbështetjes në mesin e klasës punëtore.
Redaksia Online(g.f/shqiptarja.com)