Nga Express më 12 mars 2011 në ora 19:41

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka lavdëruar sulmuesin e Interit, Samuel Eto’o, duke e quajtur si futbollist të rëndësishëm ekipor.



Mourinho e bindi Eto’on të luante jashtë pozitës së tij në shumë raste gjatë sezonit të kaluar dhe kjo i ndihmoi Interit të fitojë tre tituj.



“Eto’o është futbollist ekipor dhe kjo është gjëja më e rëndësishme në futboll. Nëse ekipi ka nevojë për t’u mbrojtur, ai mbrohet. Nëse ekipi duhet të luftojë, ai lufton”, tha Mourinho. Eto’o ka vazhduar të jetë i rëndësishëm për Interin edhe këtë sezon duke shënuar 34 gola në të gjitha garat.