TIRANE- Ettore Sequi pritet te emerohet ne postin e ambasadorit te Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi. Sipas agjencise italiane te lajmeve ANSA Sequi mund te emerohet ne detyren e pergjegjesit te delegacionit te Bashkimit Evropian ne nje nga vendet e Ballkanit Perendimor me shume mundesi ne Shqiperi. Sipas burimeve te kesaj agjencie prane Brukselit ku ndodhen zyrat e BE-se Sequi pritet te jete nje nga te emeruarit e pare te komisioneres per politiken e Jashtme te KE-se baroneshes Katerin Ashton duke qene pasardhesi i Helmut Lohan ne kete detyre. Sequi njihet si diplomat karriere ku ka mbajtur detyra te tjera si ambasador ne Afganistan dhe se fundi si i derguari special i BE-se ne Kabul. Nese emerohet ne kete detyre ai rikthehet ne Shqiperise pasi 54-vjecari Sequi me pare ka mbajtur postin e keshilltarit te pare zevendesshef i misionit te ambasades se Italise ne Tirane nga 2000-2004. Mandati i gjermanit Lohan ka perfunduar dhe pritej qe nga ana e KE-se te realizohej emerimi i pasardhesit. Sipas ANSA-s ne javen e ardhshme pritet se do te behen publike emrat e shefave te rinj te delegacioneve te BE-se neper bote ne fushen e institucionit te sherbimit diplomatik evropian. Komisionerja e larte Katerin Ashton ka perfunduar perzgjedhjen e kandidateve te mundshem dhe javen e ardhshme do te shpalle emerimet e reja - kane pohuar sherbimet. Jane rreth 30 shefa ambasadore te delegacioneve qe pritet te emerohen nga ana e baronesha Ashton. Ketu behet fjale per 29 shefa dhe tre zevendes. Nder vendet me te rendesishme me me peshe ne te cilen priten emerimet jane jane Brazili Kina Japonia dhe Afrika e Jugut. Ndersa edhe delegacionet e tjera shihen si te rendesie te madhe per faktin se shperndarjes te nje pjese te konsiderueshme te fondeve apo ndihma evropiane si Bosnja-Hercegovina Gjeorgjia Haiti Pakistani dhe Uganda.
s.g/GSH/BalkanWeb