Kampionati Europian 2008 mund të jetë i parafundit që do të luhet me 16 skuadra. Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini u takuan në shtunën në Vjenë me 53 presidentët e federatave të futbollit që aderojnë në UEFA. Nga takimi doli edhe konkluzioni unanim. Presidentët janë për zgjerimin e kompeticionit nga 16 në 24 skuadra, duke hequr dorë nga variant me 20 skuadra. Kështu thuajse një në dy skuadra përfaqësuese evropiane do të marrë pjesë në Europianin e ardhshme. Vendimi do të zyrtarizohet nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, që do të mblidhet në fund të muajit shtator në Bordo të Francës. Nëse do të merret "Ok", formula e re do të hyjë në fuqi në Euro 2016.