Euro ka shënuar një tjetër rekord negativ teksa ditën e martë u kuotua në nivelin historik më të ulët në katër vjet ndaj dollarit amerikan. Euro ka zbritur poshte 1.22 duke shkuar në 1.21për një dollar. Specialistët dhe qeveritë europiane i druhen një rënie të mëtejshmë të monedhës së përbashkët dhe paralajmërojnë humbje të mëdha për bankat e kontinentit të vjetër.






Në krizën e eurozonës duket se ndikon fuqishëm kriza financiare e
Greqisë. Kriza e shtetit helen u komentua prej kancelares gjermane,
Angela Merkel, e cila tha se akordimi i huasë ndaj Athinës thjesht u jep
më shumë kohë lidërve të BE-së dhe eurozonës dhe nuk zgjidh problemin,
që sipas saj mbetet sistemi.



Adela Zeza










< I mëparshmi