25-03-2011 / Gazeta 55

“Demokraci është të ulesh rreth një tryeze për të diskutuar dhe nëse nuk arrihet shumica e votave, atëherë duke bërë kompromise. Kjo është demokracia”.
Kështu shprehet europarlamentari Joseph Daul, gjatë një interviste, duke komentuar reagimet e opozitës shqiptare kohët e fundit mbi zgjedhjet. Daul ka mbështetur mes të tjerash, qëndrimet e kryeministrit Berisha dhe shefit të OSBE-së se sistemi aktual zgjedhor në Shqipëri, mund të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve korrekte. Ndërsa lidhur me faktin nëse do të dërgohen vëzhgues nga Parlamenti Europian për zgjedhjet e 8 Majit, ai shprehet se nëse është e nevojshme, ata mund të vëzhgojnë. “Nëse ka një kërkesë, atëherë ne mund të vijmë. S’ka asnjë problem, përkundrazi, besoj, se kjo forcon procesin demokratik të një vendi”- pohon ai.

...