Të gjitha skuadrat e Formula 1, të cilat janë anëtare të FOTA-s, përfshi këtu edhe Ferrarin, janë regjistruar me rezerva për Botërorin 2010. Lajmi është bërë i ditur nga një komunikatë e vetë shoqërisë së skuadrave. Por ky regjistrim është bërë me kusht, që në Botërorin e 2010-ës të aplikohen rregullat e 2009-ës. Pjesë e F1 do të jenë edhe skuadrat e reja, Provide dhe Lola.