Parashikimi


menxhimi i borxhitBorxhi i jashtëm i Shqipërisë, sipas raportit të FMN-së për Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore, pritet të rritet këtë vit në 42.1% të PBB-së, nga 34.3% që ishte në 2014-n. Fondi parashikon se borxhi i qeverisë shqiptare do të rritet nga 72.6% e prodhimit kombëtar, që ishte vitin e kaluar, në 73.6% këtë vit. Megjithëse qeveria ka si objektiv që borxhi këtë vit do të ulet në 71.8% e prodhimit kombëtar, kjo shifër tregon të kundërtën. Dy vitet e fundit, vlerësimet e FMN-së për ekonominë kanë qenë në sinkron të plotë me ato të qeverisë. Qeveria ka rënë dakord me FMN-në, që duke filluar nga ky vit të ulë borxhin sipas një plani të paracaktuar. Ndërkohë, është deklaruar se po punohet për ndryshime në program. A do të kërkojë FMN-ja rritje të tjera taksash ose shtrëngim të shpenzimeve dhe cili do të jetë reagimi i qeverisë?


Ky shkrim FMN: Borxhi publik do të rritet u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.