Situata e pasigurt fiskale për shkak të borxhit të lartë publik, sipas ekspertëve të FMN-së, është lajmëruar më herët me një krizë 5-vjeçare fiskale. Fillimi i kësaj krize, sipas raportit Vlerësimi i stresit fiskal, daton qysh në vitin 1991, kur ishte edhe sinjali i parë që Shqipëria do të kishte një lëkundje fiskale të madhe në vitet në vijim. Sipas raportit, viti 1998 ishte dhe viti i parë kur Fondi Monetar Ndërkombëtar vendosi që ti ofronte ndihmë Shqipërisë me një program njëvjeçar, i cili do të mbështeste qeverinë. Për ekspertët Emanuele Baldaçi, Iva Petrova, Nazim Belhocine, Gabriela Dobrescu dhe Samah Mazraani, që janë edhe autorë të këtij raporti, ideja e Vlerësimit të Stresit Fiskal qëndron në faktin që krizat e gjata në të shkuarën kanë lajmëruar për probleme të mëdha fiskale që shfaqen sot dhe, për rastin e Shqipërisë, borxh publik të lartë duket se është një rast i tillë.