Fondi Monetar Nderkombetar i ofroi nje hua prej 16.5 miliarde dollare Ukraines per ta ndihmuar te ruaje besimin dhe qendrueshmerine ekonomike dhe financiare.

Vendi eshte lekundur keq nga kriza e kredive duke shenuar renie ne tregjet e aksioneve dhe ne vleren e monedhes vendase.

Trazirat politike kane ndikuar gjithashtu ne zhvillimin ekonomik. Javen e kaluar, Fondi Monetar Nderkombetar i dha Islandes nje hua prej 2.1 miliarde sterlinash, pasi sistemi bankar i ketij vendi ishte ne prag te kolapsit.

Por marrja e kesaj huaje varet edhe nga Ukraina nese eshte ne gjendje te balancoje buxhetin dhe te beje reforma ne sektorin bankar. Hungaria, Pakistani dhe Bjellorusia po zhvillojne bisedime me Fondin Monetar Nderkombetar per fonde.