Fondi Monetar Nderkombetar miratoi nje kredi prej 140 milion dollaresh aferisht 107 milion euro per Kosoven ne kuader te nje programi 20 muajsh qe do te lehtesoje trysnine fiskale te Kosoves.


Ky vendim pasoi nje marreveshje te qeverise se Kosoves dhe Fondit Monetar Nderkombetare te arritur ne fillim te muajit mars. Marreveshja shenoi nje permiresim te marredhenieve ndermjet Kosoves dhe ketij fondi te cilat pesuan nje tronditje vitin e kaluar.


Ne qershor te vitit 2011 Fondi Monetar Nderkombetar njoftoi se ishte nderprere marreveshja e korrikut te vitit 2010 qe kishte per qellim te rivendose qendrueshmerine fiskale dhe te ruaje qendrueshmerine financiare duke ushtruar kufizime ne shpenzime dhe duke rritur depozitat e Qeverise ne Banken Qendrore te Kosoves.


Me kete qendrim Kosova pati mundesi te kete qasje ne fondin e premtuar prej 156 milion eurosh nga FMN Banka Boterore dhe Komisioni Evropian. Mospajtimet qene thelluar per shkak te vendimit te qeverise se Kosoves per rritjen e pagave per punonjesit e sektorit publik deri ne 50 per qind.


Fondi monetar paralajmeroi se Kosova duke qene e lidhur me eurozonen perballet me rrezikun e trysnive te jashtme nese nuk i forcon shpejt financat e saj. Kosova shpalli pavaresise ne shkurt te vitit 2008 ndersa ne qershor te vitit 2009 ajo u be anetare e Fondit Monetar Nderkombetar dhe Bankes Boterore.


Anetaresimi eshte vleresuar me rendesi per rimekembjen ekonomike te Kosoves e cila perballet me shkalle te larte te papunesise dhe ritme te larta varferie.