Kryeministri Berisha e konsideron infrastrukturën si një nga sukseset e tij më të mëdha, duke thënë se ka ndërtuar mijëra kilometra rrugë. Por, gjërat në terren duket se janë krejt ndryshe. Mjafton të shohësh këto foto që janë shkrepur mëngjesin e sotëm në rrugën Lushnjë-Berat nga deputeti Erion Braçe. Dhe si kjo rrugë në fakt, janë një pjesë e mirë e të gjitha rrugëve, që prej vitesh janë lënë në mëshirë të fatit. Përkundër kësaj, Berisha thotë se ka rregulluar jo vetëm akset nacionale, por ka asfaltuar edhe rrugët e fshatit.