rama me metenKryeministri Edi Rama ka postuar në mbrëmje si foto të ditës në rrjeti social Facebook, një moment kur ai shtrëngon duart me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.


Pranë tyre është edhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle.


Në ditën kur Komisioni Europian dha një vlerësim për qeverinë e re, kjo foto merr rëndësi pasi është një shtrëngim duarsh mes dy aleatëve në pushtet.