tahiriSaimir Tahiri është bërë i pari ministër i Brendshëm që hyn në Lazarat.


Pas vënien nën kontroll të fshatit problematik, Tahiri ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në Lazarat, ku u shpreh se tashmë edhe në këtë fshat është vendosur sundimi i ligjit.


Lazarati është si çdo pjesë e Shqipërisë, tashmë e shihni dhe ju, që kërkonte pak mundim. Unë erdha për të falënderuar Policinë e Shtetit për punën e mrekullueshme, ata djem dhe vajza që kanë bërë shumë për ti bërë të gjithë të barabartë para ligjit. Siç e patë dhe dëshmuat në këto ditë, banorët e kanë mirëpritur ndërhyrjen e policisë, pasi ky fshat ka qenë peng i disa banditëve që shumë shpejt do arrestohen. Besoj se është momenti për të parë përpara. Ligji u vendos këtu si në çdo vend tjetër, tha  Tahiri.


Ai ndërkohë ka akuzuar prokurorinë se ka vepruar shumë ngadalë.


Veprimet proceduriale të prokurorisë kanë qenë shumë të ngadalta. Nuk dua ta vesh me nota ta veçanta boshllëkun e prokurorisë, por nuk i shkon ritmit të Policisë së Shtetit, tha ai.