rama-tsiprasNju Jork- Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Aleksis Cipras, në Nju Jork. Cipras pritej të vizitonte Tiranën, por zgjedhjet e parakohshme në Greqi e ndryshuan axhendën e tij.

Nuk ka asnjë detaj apo informacion rreth objektit të bisedës gjatë takimit të dy kryeministrave. Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet pre 3 ditësh në SHBA, në kuadër të samitit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë.