Të tjera rreth shkrimit Foto të tjera të Obamës gjatë ceremonisë homazhet që u zhvilluan për ish-Presidentin e Afrikës së Jugut Nelson Mandela Mirror CNN
AFRIKË E JUGUT - Një fotografi egoiste. Kështu është cilësuar fotografia e udhëheqësve të 3 vendeve; Presidentit të SHBA Obama, Kryeministrit të Britanisë Cameroon dhe Kryeministres së Danimarkës Helle Thorning-Schmidt.

Tre liderit kanë preferuar të bëjnë një fotografi së bashku në homazhet që u zhvilluan për ish-Presidentin e Afrikës së Jugut Nelson Mandela. Fotografia u përhap menjëherë në internet dhe shumë media online e cilësuan si një veprim në vendin dhe në kohën e gabuar.

Siç shkruan Mirror, fotografia është bërë me kamerën e aparatit celular të Kryeministres daneze Helle Thorning-Schmidt.

Kurse CNN komenton edhe qëndrimin e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama e cila nuk ka preferuar t'i bashkohet fotografisë, duke qëndruar inferiore.

Qëndrimi i Zonjës Obama tregon qartë se nuk është vendi i duhur për të bërë fotografi dhe nuk e aprovon gjestin e bashkëshortit të saj dhe dy Kryeministrave të tjerë.


(Foto: Obama, Camerron dhe Helle Thorning-Schmidt duke bërë fotografi) Foto të tjera



(v.gj/shqiptarja.com)