Grupi xhihadist i Irakut dhe Shamit (ISIL), që rrënjët i ka tek Al-Qaeda, ka marrë qytetin e dytë më të madh Mosulin, e një ditë më parë edhe Tikritin. Iraku është në kaos total, për çka presidenti amerikan Barack Obama, me lejen kryeministrit irakian Nouri al-Maliki, po planifikon sulme nga ajri.
 
Qendra Ndërkombëtare për Studime mbi Radikalizimin, ISRA, një think-tank me bazë në Londër, beson se janë rreth 300 luftëtarë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria që i janë bashkuar ISIL-it.
 
Sipas "Telegrafi", grupi i muxhahedinëve shqiptarë të prirë nga Lavdrim Muhaxheri, i njohur për mesazhet e publikuara në rrjetet sociale dhe në “YouTube”, tashmë duket se është “transferuar” në Mosul.


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)