Një britanike 23- vjeçare, që vuan nga një problem që sjell rritjen e mjekrës, thotë se ndjehet më femërore me të.


Harnaam Kaur vuan nga një sindromë e rrallë dhe rritja e qimeve në fytyrë i ka nisur që në moshën 11- vjeçare.


Shumë shpejt qimet u përhapën edhe në gjoks e krahë, duke bërë që të ishte viktimë e talljeve në shkollë dhe në rrugë.


Madje ajo thotë se mori edhe kërcënime me vdekje në internet.


Por Kaur vendosi që të mos i presë qimet, pasi tani i përket besimit fetar Sikh, një fe që ndalon prerjen e qimeve të trupit.


Ndjehem më femërore dhe më seksi. Kam mësuar se si ta dua veten për atë që jam, thotë ndihmësmësuesja.


Ajo thotë se prindërit dhe veçanërisht vëllai i saj janë mbështetësit më të mëdhenj.


1


2


3


4


5