Një zjarr ka rënë këtë pasdite në pallatin ku jeton ish-kryeministri Sali Berisha.


Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ndërsa zjarrfikësja ka mundësuar shuarjen e flakëve.


Sipas informacioneve, zjarri ka rënë në një banesë në katin e shtatë të pallatit që ndodhet në rrugën e Elbasanit.


Flakët kanë sjellë dëme të vogla materiale dhe fatmirësisht pa të lënduar në njerëz, raporton Express.


Policia e mbërritur në vendngjarje pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e rënies së zjarrit.


zjarr


13262139-10208083262772585-1525863162-o_1463852681-1561618