Policia angleze në qytetin e Suindonit ka zbuluar një punishte të tërë kanabisi, në ambientet e një pub-i të njohur.


Gjatë një kontrolli në pub-in Meerkat, policët kanë gjetur një punishte të vërtetë në dhomat e sipërme të tij.


Gjatë aksionit, ata kanë arrestuar në flagrancë një shtetas shqiptar, që u cilësua si kopshtari i punishtes.


Ai u arrestua për kultivimi droge dhe hyrje ilegale në Angli.