Kryeparlamentari Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Shkodër, për të inaguruar një fabrikë rrobash.


Krah tij ka qenë edhe Keti Bazhdari, e cila dy ditë më parë u konfirmua si kandidatja e mazhorancës për Bashkinë e Shkodrës.


Shfaqja e Bazhdarit krah Metës, shihet si një mbështetje e këtij të fundit dhe LSI-së ndaj saj.


Keti Bazhdari ka kërkuar gjatë fjalës së saj nga qeveria dhe parlamenti, që të kthejnë vështrimin ndaj industrisë së fasonëve, duke krijuar mundësinë që kjo të shërbejë si një bazë zhvillimi dhe për market shqiptare.


Bazhdari kërkoi edhe ndërhyrje në legjislacionin shqiptar për këtë çështje.


Meta nga ana tjetër tha se do të dëgjojë zërin e bizneseve për këtë çështje, duke qenë se vetë LSI është një nga mbështetësit më të mëdhenj të fasonëve.


Ai garantoi ndërkohë, mbështetjen politike për kandidaturën e Bazhdarit në Shkodër.


Shkodra është një nga qendrat më të mëdha të fasonëve në vend.


Vetë Bazhdari është një prej investitorëve në këtë fushë.


2015-04-03 12.26.54


 


keti meta


 


keti