Është qyteti me më shumë turistë në Europë dhe si i tillë duhet të ketë një vëmendje të veçantë ndaj estetikës.


Pikërisht për këtë arsye në Paris po përgatitet ndërtimi i një mrekullie arkitekturore të quajtur Mille Arbres- 1 Mijë pemë.


Projekti është shpallur fitues në konkursin Reinventer Paris- Të rikrijojmë Parisin.


Konkursi priste ide inovative për zbukurimin e qytetit dhe ky projekt ka fituar.


Ai është ideuar nga dy arkitektë të studios OXO Architects.


Francezi Manal Rachdi dhe japonezi Sou Fujimoto kanë menduar të ndërtojnë një pyll në mes të qytetit, në një strukturë në formën e një anije.


Ajo mendohet të ndërtohet në periferi të Parisit dhe të jetë e përbërë nga bare, restorante dhe pika të tjera argëtimi, që së bashku me hijeshinë e pemëve do ta bëjnë vendin një nga pikat turistike më tërheqëse.


Sipas arkitektëve ajo mund të ndërtohet brenda vitit 2022.