Ukraina po rrezikon që të rrëshqasë në luftë civile pas përplasjeve vdekjeprurëse mes policisë dhe protestuesve në qendër të Kievit.
Protestat e dhunshme kanë sjellë të paktën 25 viktima, mes tyre nëntë oficerë policie dhe një gazetarë.
Qindra njerëz janë plagosur.
Sheshi i Pavarësisë mbetet një shesh lufte, ndërkohë që presidenti ka fajësuar opozitën për dhunën.
Gjithçka nisi kur policia sulmoi sheshin ku janë vendosur protestuesit anti- qeveritarë.