Legjenda e boksit Muhamed Ali është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 74-vjeçare.


Ai u çua me urgjencë në spital pas problemeve me frymëmarrjen dhe nuk ka mundur tia dalë.


Ali ndërroi jetë pas një beteje 32-vjeçare me sëmundjen e Parkinsonit.


Ai është cilësuar nga të gjithë si boksieri më i mirë në të gjitha kohërat dhe kishte pseudonimin The Greatest-Më i madhi.


Ali është shpallur në karrierën e tij 3 herë kampion i peshave të rënda dhe ka fituar gjithashtu medaljen e artë olimpike.


Ashtu si i ati, edhe vajza e tij Laila ka ndjekur rrugën e boksit me rezultate shumë të mira.


Në kohën e presidencës Bush Ali është vlerësuar me Medaljen e Lirisë.