Veç problemeve me përmbytjet autoritet në Paris kanë një problem tjetër të madh: emigrantët.


Pasi shërbënë Xhunglën në Kalais, një tjetër xhungël është ngritur brenda Parisit.


Dhjetra emigrantë kanë ngritur çadrat në parkun Eole Gardens në Paris.


Por problemi nuk qendron të vendosja e tyre aty, por te sjellja.


Policia ka shkuar për kontroll mëngjesin e sotëm pas ankesave të banorëve të lagjes.


Në kampin e migrantëve kanë nisur përplasjet mes bandave dhe frika ka përfshirë banorët vendas.


Parku është kthyer në një banjo publike, ankohen banorët që shohin skena nga më të ndryshmet.


Emigrantët hanë, pinë dhe jashtëqisin ku të munden, pa e vrarë mendjen për banorët autoktonë apo sëmundjet që mund të shkaktohen për shkak të papastërtisë.


Policia i ka urdhëruar të shpërndahen dhe një pjesë të madhe, kryesisht familjarë, i ka çuar në banesa të pëkohshme.