Një çift britanik prenotoi një javë pushime në një ishull tajlandez që cilësohej si Maldivet e Tajlandës.
Nga fotot që panë ata u impresionuan dhe paguan pa asnjë mëdyshje 4 mijë dollarë për një javë qendrim në ishullin Koh Lipe.
Por kur shkuan atje zhgënjimi ishte i madh.
Ishulli ishte i mbytur nga pisllëku, plehrat dhe ndërtimet e reja që bëheshin.
Ishte si një skenë apokalipsi. Eksperienca më e tmerrshme në jetën time, tha turistja britanike.