Vendimet e forta duan Tope. Këtë mesazh i dërgoi Rama, përmes konferencës live ne Twiter, kryetarit te FRD Bamir Topi, teksa e vlerësoi qytetar të mirë, por edhe si politikan te vjetër, qe ruan kompleksin e virgjërisë.

Dhe nënkryetari Aleksandër Biberaj, pas kësaj, i tha jo ftesës për bashkëpunim parazgjedhor.

Mesa duket Rama kishte te drejte.

Oferta e kreut të PS në “Twitter” nuk ka ngjallur më shumë interes as në radhët e LSI-së, e cilësuar prej Ramës si patericë e regjimit, kur i bëri thirrje t’i bashkohet krahut opozitar, si akt I vullnetit të mirë për vendin.

LSI, aleatë me PD në qeverisje ende rezervohet të flasë për aleancat e saj parazgjedhore.

FRD thotë se refuzimi i bashkëpunimit me PD, PS e LSI është parimor.

Por pas 23 qershorit, kur votat të jenë numëruar ajo nuk përjashton aleancë me ndonjërën prej këtyre forcave politike, për të cilat parimet para zgjedhjeve nuk e lënë të bashkëpunojë.