Para ndeshjes së shtatë eliminatore me Slloveninë, FSHF do ti ofroj rinovim kontrate trajnerit italian, Xhani De Biazi.


Prej më shumë se një viti, nën drejtimin e De Biazit kuqezinjtë e kanë thyer tre herë rekordin në FIFA, duke u pozicionuar së fundmi në vend të 38-të. Pas gjashtë ndeshjeve eliminatore “Brazil 2014”, Shqipëria mban vendin e dytë, si asnjeherë tjetër, në këto 20 vite.


Vlen të theksohet se Xhani De Biazi është në kontratë me kuqezinjtë, deri në fund të eliminatoreve “Brazil 2014”, ndaj tani FSHF është gati t’i ofroj rinovim kontrate De Biazit, edhe për dy vjet, deri në fund të eliminatoreve “France 2016.


Edhe kapiteni Cana dhe lojtarë të tjerë kuqezi janë shprehur pro rinovimit të kontratës së De Biazit, edhe për “France 2016”./indeksonline/