Torino - Fabio Kanavaro i kundërpërgjigjet tifozëve se nuk ka tradhtuar asnjëherë, as Juventusin, as Napolin, dhe as Realin e Madridit. “Nuk kam tradhtuar asnjë”, deklaron kapiteni i përfaqësueses italiane.



Kanavaro pritet të largohet nga Reali i Madridit këtë verë, dhe pista kryesore për të ardhmen e tij është Juventusi, skuadër nga e cila u largua në vitin 2006. Tifozët e “Zonjë së Vjetër” janë kundër rikthimit të tij, dhe në pankartat e shfaqura këtë fundjavë e akuzonin për tradhti.



Megjithatë, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, qendërmbrojtësi italian deklaron se ndjehet ende në formë për të vazhduar karrierën si futbollist. Kontrata e tij me spanjollët e Realit përfundon këtë verë, dhe aktualisht është duke studiuar mundësitë e reja.