Debutimi i Fabregas me shiritin e kapitenit do te kryhet ne ndeshjen e dites se neserme ne “Fly Emirates” kunder ukrainasve te Dinamos se Kievit.

Cesc Fabregas nuk mund ta fshehe gezimin e emerimit kapiten i skuadres se Arsenalit. Talenti katalanas perfitoi nga nje zenke mes ish kapitenit Gallas dhe trajnerit Wenger, duke marre shiritin e “topcinjve”.

“Eshte nje nder i madh per mua te jem kapiten i nje prej skuadrave me te medha ne bote”, u shpreh mesfushori 21 vjecar. Me tej, ai shtoi se kjo eshte nje krenari e madhe per te, por edhe nje pergjegjesi e madhe. “E di se do te kem shume pergjegjesi por jam shume i sigurt se bashke me shoket e skuadres do bejme cfare te jete e mundur per te rigjetur rrugen e fitoreve”, shtoi spanjolli.

Debutimi i Fabregas me shiritin e kapitenit do te kryhet ne ndeshjen e dites se neserme ne “Fly Emirates” kunder ukrainasve te Dinamos se Kievit. Nderkohe, Gallas eshte rikthyer ne formacionin baze pas kritikave ne drejtim te grupit, por e ardhmja e tij ne Londer eshte vene ne dyshim. Sipas zerave te fundit, mesfushori 31 vjecar ka shprehur deshiren per t’u transferuar qe ne muajin janar tek PSG.