SHBA- Sipas All Things Digital Facebook dhe Skype jane duke punuar se bashku per te integruar dy sherbimet ne te dyja faqet e tyre.
Partneriteti i tyre do te ndryshoje industrine e komunikimit duke pasur parasysh popullaritetin dhe numrin e anetareve te Facebook dhe sherbimin e lire qe ofron Skype.
Ky partneritet do te nenkuptonte integrimin e SMS-ve dhe thirrjeve me Facebook Connect ndersa sipas Facebook thuhet se qellimi i tyre eshte te integrojne dy sherbimet me afer njera tjetres per te shtuar keshtu me shume menyra per perdoruesit dhe menyrave se si ata komunikojne.

Skype ka me shume se 560 milion perdorues te regjistruar ndersa 126 milion prej tyre e perdorin sherbimin e saj nje here ne muaj te pakten.

Ne anen tjeter Facebook ka me shume se 500 milion perdorues aktiv qe e vizitojne kete faqe disa here brenda dites.
Kur keto dy sherbime te integrohen kjo do te thote se perdoruesit do te mund te shkruajne SMS dhe te therrasin miqte e tyre ne Facebook nga Skype.

Mirepo kjo nuk eshte e gjitha. Pervec te tjerash perdoruesit e Facebook do te mund te komunikojne mes tyre edhe me video ne vend te komunikimit me tekst te cilin e realizojne sot permes Facebook Chat.

e.n/tg/BalkanWeb