Që Facebook afron së bashku njerëzit, i vendos ata në një komunikim me njëri-tjetrin pas shumë viteve shkëputjesh, nuk na e thonë vetëm rrjetet sociale, por e konfirmon mësë miri dhe shkenca.


Një studimi i fundit i realizuar në bashkëpunim me Laboratorin e Web Algorithmics në Universitetin e Milanos, në fakt ka përditësuar teorinë  6 gradë me formulë të ndarë nga sociologu amerikan Stanley Millgram në vitin 1969.


Studiuesit milanezë, të drejtuar nga Sebastiano Vigna, kanë aplikuar teorinë Millgram për 721 milionë përdorues të rrjetit facebook duke zbuluar se në moshën dixhitale, distanca mes shumë personave është ulur ndjeshëm, duke kaluar nga 6 në 5,28 në 2008 dhe aktualisht në 4,74.