Nepunesi i gjendjes civile ne Bashkine e Belshit eshte arrestuar mengjesin e djeshem nen akuzen e "falsifikimit te dokumenteve". Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Elbasanit bene te ditur se 45-vjecari Nevruz Pepa ka leshuar nje certifikate false me fotografi per 20-vjecarin Klement Lala, me banim ne te njejtin qytet, duke perdorur gjeneralitete te rreme te nje personi tjeter. Zyra e Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Elbasan beri te ditur dje se uniformat blu po hetojne per raste te tjera te ngjashme.


F.S.