Përfaqesuesi i familjes se Adem Jasharit, Murat Jashari


PREKAZ- Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari ka bërë kritika të ashpra në adresë të institucioneve të Kosovës. Ai ka konfirmuar në emisionin Interaktiv të KTV-së se kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku nuk hyjnë dot në Kullën e Jasharëve në Prekaz, për shkak të qëndrimeve kritike të familjes Jashari për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.


Jashari ka thënë Kosova është larg prej asaj që është pritur dhe është koha e fundit që të ketë ndryshime politikanësh. Ai e ka krahasuar gjendjen aktuale me atë të viteve 90, duke thënë se njerëzit po kërkojnë të dëshpëruar që të dalin jashtë për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike, raporton Koha.


Përfaqësuesi i familjes Jashari ka thënë se Kosova është larg prej asaj për të cilën kanë sakrifikuar breza të tërë, dhe se duhet më shumë punë për të pasur atë që kemi dëshiruar.


Ai ka kritikuar gjendjen në të cilën gjendet sidomos shëndetësia e Kosovës, duke thënë se njerëzit e duhur të në të gjithë sektorët nuk janë vendosur aty ku duhet.