TIRANE - Pasi eshte depozituar me ane te postes ne daten 27 shkurt kallezimi penal i familjes Hoxha ka mberritur diten e djeshme ne Prokurorine e Tiranes. Burime nga organi i akuzes kane bere te ditur se jane duke verifikuar kallezimin nga djali i madh i Enver Hoxhes Ilir Hoxha lidhur me zhdukjen e dokumenteve origjinale te babait te tij nga Arkivi i Shtetit. Nderkohe te kontaktuar nga gazeta Shqiptarja.com familjaret e Hoxhes pohuan se kallezimi nuk eshte adresuar kundrejt ndonje personi sic eshte aluduar ne media por thjesht ne lidhje me zhdukjen e arkivit personal te Enverit nga arkivi i shtetit. Gjithashu burimet konfirmojne se gjithcka ka ardhur pas kontrollit qe familjaret e Hoxhes kane bere per jave mr radhe ne arkivin qendror duke kontrolluar gjithcka qe ndodhet ne arkiven e komitetit qendror te PPSh fondi i Enver Hoxhes. Por familjaret e Hoxhes nuk kane dhene detaje me shume ne lidhje me materialin kallezues pasi sipas tyre kjo ndoshta do te ndikonte ne punen e prokurorise.

Kallezimi ne prokurori
Prokuroria e Tiranes dje ka administruar kallezimin penal te bere nga djali i Enver Hoxhes. Sipas burimeve prane prokurorise rreth kesaj ceshtje shume shpejt do therasin per te dhene sqarime kallezuesin i cili duhet te kete dijeni per rrethanat e ngjarjes. Me pas flete-thirje do u behet edhe disa prej punonjesve te Arkivit Qendror te Shtetit te cilet do meren ne pyetje rreth kesaj ceshtje. Familja e ish-udheheqesit komunist kerkon te dije fatin e ditarit si dhe nese jane zbatuar rregullat e arkivit te shtetit. Nga ana e saj prokuroria pritet te mbledhe deshmite dhe nese ekzistojne fakte hetimi do te vijoje dhe nese ka persona te implikuar ata do meren te pandehur. Ne rast se nuk do arrihet te gjendet prova konkrete atehere kallezimi i bere nga djali i Enver Hoxhes Iliri do pushohet.

Letra e Nexhmies
Ne Arkivin e Shtetit te Republikes se Shqiperise jane zhdukur doreshkrimet origjinale te ditareve politike e familjare te Enver Hoxhes si dhe doreshkrimet origjinale te kujtimeve te tij. Kur ka ngjare ky akt kriminal i pashembullt ne nuk e dime. Ky fakt u konstatua vetem kohet e fundit kur familja e shqetesuar qe ne disa emisione televizive e ne shtyp po flitej e shkruhej nga ndonje publicist se dispononte dokumente nga arkivi personal i Enver Hoxhes dergoi ne AQSH pjesetaren e saj Teuta Hoxha qe kerkoi ne Fondet e Dosjet perkatese ku rezultoi se mungonin doreshkrimet origjinalendashshkruhet qe ne hyrje te letres publike te Nexhmije Hoxhes. Me tej Nexhmije Hoxha sqaron se ky konstatim iu be me dije drejtoreshes se Arkivit te Shtetit ndersa kjo e fundit pasi beri verifikimet e saj i ka komunikuar familjes Hoxha permes shkresave te muajit dhjetor 2011 per mosekzistencen e ketyre materialeve ne fondet e ketij Arkivi. Kaq ka mjaftuar qe familja Hoxha te vere alarmin duke perpiluar nje kallezim penal te cilin momentalisht e ka depozituar ne prokurorine e Tiranes. Tashme i ngelet kesaj te fundit qe te hedhe drite mbi vertetesine e ketij kallezimi ku pretendohen se persona te paidentifikuar qe mund te jene punonjes te arkivit mund te kene shitur ditarin personal te ish-diktatorit Enver Hoxha. Kallezimi mori spunto nga botimi i libirit te gazetarit Blendi Fevziu i cili ne te ka botuar nje sere doreshkrimesh qe tregojne krimet e bera nga rregjimi komunist me urdher te vete drejtuesit te shtetit. shqiptarja.com