Femijet ne nevoje ne qarkun e Kukesit do te kene mundesi qe edhe ata ti kalojne festat e fundvitit si gjithe bashkemoshataret e tjeredhe kjo fale nje iniciative nga ana e drejtuesve dhe punonjesve te sherbimit social, te cilet po shperndajne pako prane familjeve te cilat shenojne nivel te ulet ekonomik.


Besart Mataj,drejtor i ketij institucioni shprehet se aktualisht jane shperndare pakot e para, por punonjesit e ketij sherbimi jane duke kerkuar per gjetjen e donatoreve te cilet mund te kontribuojne ne vlera monetare per ti ardhe ne ndihme ketyre familjeve.


Ne kete kuader, sherbimi social ne Kukes,kerkon mbeshtetje jo vetem nga donatoret apo biznesmenet private por edhe nga institucionet shteterore per te kontribuar qe edhe keto familje te mund te festojne ashtu si pjesa tjeter e komunitetit tone.